Nuk janë krimba, jo, janë filiza brenda një domateje. Kjo foto që po qarkullon në rrjetet sociale tregon si një domate ka rritur brenda vetes filiza. Fotoja fillimisht është bërë nga një grua në Elbasan e cila është çuditur kur ka prerë domatën e blerë në treg. Më pas ajo është postuar në facebook nga qytetari Edgar Frashëri, i cili jeton në Itali. Ai e quan këtë një shenjë alarmuese për produktet që konsumojmë.

Ja çfarë shkruan ai.

THIRRJE!
“Të nderuar Kavje që banoni në tokën mëmë- Shqipëri. Pak minuta me pare me ra ne dore kjo foto nga Shqiperia ne te cilen tregohet se çfare fenomenesh ndodhin tek ne qe nuk besoj te kete shkence t’i pranoje.
Kjo domate te dashura Kavje, u pre dje dhe brenda nates u gdhi keshtu, aspak me krimba, por e mbire gati me gjethe. Që nje qepe apo patate te filloje te mbije mbas nje jave ne kushte te pershtateshme, kete e dijme te gjithe. Por qe te mbije nje domate ne 24 ore, ajo duhet te jete vetem fertilizues dhe aspak domate.
Çfare ndodh me organizmin tone kur hame te tille domate? Duhet te na dalin gjethet nga lart e poshte.
Doja t’ia dergoja kete foto Autoritetit te Kontrollit te Ushqimit (AKU) por demokratikisht eshte i “mbrojtur” nga dhunues si une. Nuk kam si ia dergoj foton.
Mbase gjej menyre dhe e publikoj ne kete gazete si kuriozitet shkencor. Popull hapni syte çfare hani se nuk eshte vetem domatja. Shteti merr vetem rrogat!”.

Qytetari shkruan sesi i ra kjo foto në dorë.
“Nuk eshte reaksion zinxhir por nje habi e nje amvise ne Elbasan qe ja dergoi kusherires se vet ketu ne Itali si dicka e pa pare. Me keta ketu kemi shume miqesi dhe une e kerkova foton per ta bere publike. Por mendoj se nga c’me kane thene specialistet e bujqesise, te tilla marifete behen edhe me trangujt, per te rritur peshen e ujeshme. Sa per domatet qe ngjyrosen me preparate per tu bere te kuqe e per rritje me te shpejte, keto dihen prej kohesh. Vetem shteti nuk di gje!
Kjo foto sikur te ishte Time – do ta vinte tek faqja e pare! Ju betohem qe nuk eshte e trukuar”, shkruan qytetari.
Ndërsa specialistët e cilësojnë këtë proces vivipary dhe ndodh në raste të rralla tek domatet që janë blerë dhe mbajtur gjatë në shtëpi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: