Gjykata e Tiranës i ka dhënë në shuplakë të fortë, drejtuesit të kompanisë KAYO, Ardi Veliu, i cili ditën e shtunë ka ndërmarrë një aksion brutal, teksa ka zaptuar ambientet e News24, Panorma TV, Balkanweb, Gazetës Panorama, Panorama Sport, Gazetës Shqiptare dhe Radio Rash.

Ardi Veliu dhe punonjesit civil, duke konfiksuar dokumentet dhe dosjet e gazetareve ne News24

Aksioni i KAYO bllokoi punën e gazetarëve dhe shkaktoi dëmë në ambientet e mediave të Focus Group, ndërkohë që u hoq sinjali i TV News24 dhe Panorama TV, po ashtu gazetarët u nxorrën forcë nga redaksit e lajmeve.

Ditën e sotme, Gjykata e Tirans ka sqaruar arsyet pse Ardi Veliu dhe kompania e armëve, KAYO është në shkelje të ligjit edhe pse pretendon pronësinë e godinës së News24.

Por për aktet e paligjshme që vijuan më tej, ditën e diele Gjykata dënon dhe urdhrat e Ardi Veliut për konfisktuan pa praninë e përfaqësuesve të Focus Group te pajisjeve, kompjuterave, dosjeve hetimore, materialeve sensistive, aparaturave, kamerave, (fati i këtyre materialve sensitive nuk dihet ende se ku kanë përfunduar).

Por ajo që Gjykata sqaron gjërë e gjatë është fakti se liria e gazetarëve dhe liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë, gjë të cilën siç duket Ardi Veliu e nuk e dinte apo bënte sikur s’e dinte.

“Sa i takon kërkesës për dorëzimin e sendeve personale e paisjeve të gazetarëve, gjykata sjell në vëmendje nenin 22 të Kushtetutës, i cili parashikon se: “1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet”, e drejtë e njohur edhe nga neni 10 I KEDNJ.

Sipas GJEDNJ dhe praktikës së konsoliduar të saj, liria e shprehjes përfshin edhe lirinë për të ndarë informacione dhe shteti ka detyrimin pozitiv për të marrë të gjitha masat ligjore për të garantuar lirinë e ndarjes së informacioneve.

Kuptohet që kjo e drejtë është e derogueshme dhe mund t’u nënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve apo sanksioneve, por ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se këto kufizime apo cenime duhet të jenë qartësisht të parashikuara në ligj, e po kështu kufizimi apo ndërhyrja në lirinë për të ndarë informacione duhet të jetë në proporcion me gjendjen që e ka krijuar (të jetë e nevojshme në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor)”- thuhet në argumentin e gjyqtares, Alma Kodraliu.

Më tej, gjyqatarja sqaron dhe arsyet pse kompania e Ardi Veliut ishte në shkelje. Sipas gjyqtares, ndërhyja dhe kufizimi i gazetarëve dhe të drejtat e tyre ishte jo në proporcion me gjendjen që passolli këtë kufizim dhe me nevojën për ndërhyjre. Ndërkohë që për mosmarrëveshjet që lidhen me zbatimin e kontratave të subjektit që ushtron veprimtarinë në fushën e medias, duket të zgjidhen në mënyrë që cënojnë sa më pak të jetë e mundur lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve pët të dhënë informacione.

“Për gjykatën është e rëndësishme marrja e masave të përshtatshme për të mos lejuar cenimin e integritetit të gazetarëve, mbrojtjen e tyre, të burimeve të tyre nga shfaqja, bërja publike, rrjedhja e informacionit apo dhe e informatorëve, përdorimi i paautorizuar i materialeve që ata disponojnë, por që aksesimin e tyre e kanë të pamundur për shkak të veprimeve të personave të tretë”, thuhet ne vendimin e Gjykates.
Me tej ne argumentin ligjor shtohet se: “Shteti ka të drejtë të mbrojë interesat e tij, por edhe mbrojtja e lirisë së shprehjes është gjithashtu një detyrim ndërkombëtar, i shtrirë si në drejtimin vertikal ashtu edhe horizontal. Në mbështetje të nenit 122 të Kushtetutës së Shqipërisë, çdo marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare përbën një pjesë të sistemit të brendshëm ligjor (pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare), në parim është e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ka prioritet kundrejt ligjeve të vendit, që nuk përputhen me të. Sipas nenit 1782 të Kushtetutës,

Sipas nenit 1782 të Kushtetutës, çdo kufizim i të drejtave dhe i lirive kushtetuese: “në asnjë rast nuk duhet të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut””, thekson gjyqtarja në vendimin e saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb