Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuan paketën e re ligjore për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit.
Paketa përfshin masa të forta administrative dhe penale kundër ndërtimeve pa leje dhe zjarreve.
Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë, rendit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Kjo nismë lidhet me vizionin “Shqipëria 2030” dhe vendos themelet për një shtet më të fortë ligjor.
Postimi i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja:
Sot, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuam paketën e re ligjore për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, e cila forcon ndjeshëm masat administrative dhe penale kundër ndërtimeve pa leje dhe për mbrojtjen nga zjarret.
✅ Ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
✅ Përmirësime në ligjin për kontrollin e punimeve të ndërtimit
✅ Rregulla më të forta për inspektimin dhe mbrojtjen nga ndërtimet e paligjshme
✅ Administrim të qartë dhe me qëllim publik të ndërtimeve të konfiskuara
✅ Përforcim të dispozitave të Kodit Penal
Kjo paketë sjell një standard të ri të shtetit ligjor, të lidhur me vizionin tonë për Shqipërinë 2030:
➡️ Më shumë rend
➡️ Më shumë siguri
➡️ Më shumë mbrojtje për qytetarët
Shqipëria e së nesërmes ndërtohet sot, mbi themelet e ligjit dhe të drejtësisë!
