Portugalia fluturon në finale duke shuar përfundimisht ëndrrën e bukur uellsiane. Ronaldo bën të madhin pikërisht atëherë kur duhet, shënon një gol, dhuron asis në të dytin të shënuar nga Nani duke dhuruar një mbrëmje magjike.

Ronaldo likuidon Bale dhe hedh kandidaturën si futbollisti kryesorë për të fituar çmimin më të rëndësishëm në rang individual, “Topin e Artë”. Portugalia fiton me rezultatin e pastër 2-0 duke u rikthyer në një finale pas 12 vitesh.

Një mbrëmje e paharruar për CR7, barazon Platinin me 9 gola në Evropianin, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në këtë turne. Roanldo gjithashtu është i vetmi lojtarë që shënon në 4 gjysmëfinale radhazi. Për Uellsin dhe Bale gjithçka përfundon këtu, largohen me kokën lart pasi dhuruan një nga surprizat më të bukura të këtij Evropiani.

NDESHJA MINUTE PAS MINUTE

Minuta e 80- Bale mundohet të kthejë në lojë Uellsin, në minutën e 80-të lëshon një predhe nga distanca, topi merr një trajektore të çuditshme por Rui Patricio tregohet reflektiv duke devijuar.

Minuta e 77- Portugalia i afrohet edhe më shumë golit të tretë, goli i cili do të vuloste përfundimisht kualifikimin për në finale por portieri Hennessy i Uellsit ndal mrekullisht një rast në minutën e 77-të

Në çdo minutë që kalon, Portugalia prek nga pranë ëndrrën për të qenë në finale. Ronaldo bën liderin pikërisht atëherë kur duhet, shënon një gol, jep një asis në të dytin dhe mban gjithnjë luzitanët përpara. Kjo padiskutim është nata e tij, fiton duelin në distancë më Bale dhe përforcon gjithnjë e më shumë statusin si pretendenti kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.

Minuta e 54-Kaq mjafton që Uellsi të shthuret, RonRonaldo-Nani zbehin mrekullinë Uellsiane, CR7 fiton duelin në distancë me Balealdo bëhet sërish protagonist edhe në golin e dytë. Ylli i Real Madrid provon të gjejë kuadratin por Nani i gjen kohën topit duke devijuar në rrjetë.

Minuta e 50-Ronaldo bën që mrekullia uellasine të zbehet disi. Në fillimin e pjesës së dytë, në goditjen e parë nga këndi, Ronaldo kërcen mbi të gjithë dhe me kokë kalon portugalinë në avantazh
Minuta e 43- Ronaldos i vjen një tjetër mundësi në minutën e 43-të, këtë herë ylli i Real Madrid provon me një goditje me kokë por nuk arrin të kthejë topin në kuadrat

Minuta e 41- Ronaldo e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira në zonën e Uellsit, provon me një goditje nga distanca por fiton vetëm një goditje këndi.

Minuta e 19- Bale është një rrezik konstant në cdo top që prek, ylli i Uellsit është shumë i lëvizshëm në këtë fillim takimi, në dy momentë në minutën e 19 dhe 21 përhap panik në zonën e Portugalisë

Minuta e 15- Emri i madh, të paktën krahasuar më Uellsin, e detyron Portugalinë të shoh më shumë drejtë sulmit. Në minutën e 15-të zbresin me një aksion të bukur, Mario depërton në krahun e djathtë, lëshon drejtë zonës një gjuajtje kros që nuk arrin të shfrytëzohet as nga Ronaldo e as nga Nani.

UELLSI PO BEN HISTORINE
Në klasifikimin e FIFA-s, Uellsi ka bërë një ngjitje që nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër. Në tetorin e 2015 arriti në vendin e tetë, aktualisht ndodhet në të 26- in, por është e lehtë të imagjinosh se pas këtij turneu do të bëjë një tjetër kërcim së larti. Dhe të mendosh që në 2010-ën, Uellsi ishte në vendin e 112-të. Kris Koleman, trajneri i Uellsit sot shijon triumfin, por fillimi nuk ishte aspak i lehtë. Mori detyrën e trajnerit në fillim të 2012, pas vetëvrasjes tragjike të mikut të tij Geri Spid.

Sot pak mund ta kujtojnë, por Koleman hyri në librat e rekordeve nga ana e gabuar, pasi rezultoi i pari trajner i Uellsit, që humbi të 5 ndeshjet e para me përfaqësuesen. Pas një disfate 6-1 të pësuar nga Serbia, ishte gati të dorëhiqej, por nuk ndodhi kështu dhe tani ëndërron finalen e një Europiani. Gareth Bejl, goleadori më i ri i Uellsit, (ka shënuar që në moshën 17-vjeçare) është 6 finalizime larg rekordit prej 28 golash të Jan Rash, njeriut që ka shënuar më shumë për “Dragonjtë”.

Uellsi po bën historinë, por janë 6 klube të këtij vendi që kanë preferuar të luajnë në kampionatet angleze edhe pasi lindi Premier League e Uellsit, kështu pakkush e di se klube të Uellsit janë dhe Suonsi i drejtuar nga Premier League si dhe Kardif në Championship e Njuport Kauntri, Ureksham, Koljun Bej dhe Merthjur Taun në ligat inferiore. Për sa i përket Uellsit, ka luajtur ndeshje kundër 70 përfaqësueseve të tjera dhe rekordi i Uellsit është në barazim të plotë me skuadra si Shqipëria, Danimarka, Greqia, Hungaria, Moldavia apo Turqia. Te Portugalia rekordmeni është padyshim Ronaldo, ka numrin rekord të prezencave 131, si dhe atë të golave me 60 finalizime.

Renato Sançez është shitja rekord e kampionatit portugez, Bajerni e bleu nga Benfika në një operacion prej 80 milionë eurosh, 25 të sigurt dhe 45 milionë të tjerë në formë bonusesh në varësi të objektivave që i duhet të arrijë. Dhe në fund Kuarezma. Në Itali nuk ka lënë kujtime të mira te tifozët e Interit, por në këtë Europian ka qenë vendimtar me golin që eliminoi Kroacinë në 1/8 dhe me penalltinë e fundit në çerekfinalen me Poloninë.

JA FORMACIONET ZYRTARE
Portugalia: Rui Patricio; Cedric, Fonte, Alves, Guerreiro; Danilo, Joao Mario, Adrien, Renato Sanches; Nani, Cristiano Ronaldo.

Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor; King, Ledley, Allen; Robson-Kanu, Bale.

VIGJILJE UELLS-PORTUGALI, RONALDO VS BALE, POR KUJDES VËMENDJE EDHE SANCHES-IT
Për herë të parë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, shokë skuadre tek Real Madrid, do të zbresin në fushë si kundërshtarë. Uells-Portugali është një gjysmëfinale e gjitha surprizë, askush nuk i kishte piketuar këto dy përfaqësuese në këtë fazë, të pakën jo britanikët e vegjël. Luzitanët janë më fat që janë ende në lojë, 5 barazime, ose më saktë asnjë fitore nuk janë shifra të denja për një skuadër gjysmëfinaliste.

Tashmë shifrat kanë pak rëndësi, është një sfidë tek dhe luhet për të fituar. E gjithë vëmendja e mediave është e përqendruar tek dy yjet e Real Madrid, në veçanti tek Ronaldo i cili ende nuk është ngritur në lartësinë e emrit të tij. CR7 ka ardhur i lodhur në këtë Evropian, probleme ka pasur edhe në seancat e fundit stërvitore por pritet që kapiteni të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Ronaldo shpreson shumë që stadiumi i Lionit të jetë sërish fatsjellës për të në një kohë që ka arritur të shënojë nga një dopietë në dy rastet që ka luajtur aty. Duke qëndruar tek statistikat, 3 herë janë përballur ndërmjet tyre këto dy kombëtare, 2 herë ka fituar Portugalia dhe një herë Uellsi. Në një kohë kur të gjithë e kane hedhur shikimin tek këto dy yje, është një tjetër që po shkëlqen gjithnjë e më shumë, Reanto Sanches.

Mesfushori i Bayern Munchen është shpallur në dy ndeshjet e fundit, kundër Kroacisë dhe Polonisë, lojtari më i mirë i ndeshjes. Në vigjilje të këtij takimi shumë përcaktues, Sanches është përfshirë në një skandal me ndryshimin e moshës. Ka mjaftuar një deklaratë e Gay Roux, trajnerit francez i Auxerre: Mund t’iu sigurojë që Sanches është të paktën 23-24 vjeç, që mesfushori të ngarkohet emocionalisht edhe më shumë, megjithatë Sanches ka vërtetuar së është një dige e vërtetë në mesfushën Portugeze, një futbollisti klasi që pritet të lë gjurmë edhe në këtë përballje.

COLEMAN: PORTUGALIA NUK ËSHTË VETËM RONALDO
Të gjithë pyesin se si do t’ia bëjë Uellsi për të ndalur Cristiano Ronaldon. Përgjigjen më të saktë mund ta japë vetëm trajneri Chris Coleman, strategu i skuadrës debutuese të Europianit, që jashtë cdo parashikimi është rreshtuar mes katër më të mirave të turneut.

“Ronaldo është një futbollist i talentuar dhe me mentalitet fituesi. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për djaloshin tonë, Gareth Bale. E mbaj mend Cristianon kur luante te Manchester United, unë isha trajner i Fulhamit. Ai shënoi në minutën e fundit ndaj nesh dhe ne humbëm 2-1. Ai bëri dicka të jashtëzakonshme, ishte i pandalshëm. Mendoj se do të jetë interesante mënyra sesi do ta ndalojmë.”

Coleman, i jep udhëzimet nga pankina, por detyrat e tij duhet t’i zbatojnë futbollistët të udhëhequr nga kapiteni Ashley Williams. Qendërmbrojtësi i Swansea, në Premier League, kujton se Portugalia nuk mund të jetë vetëm Ronaldo.

“Mendoj se Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, por ata kanë futbollistë të tjerë shumë të talentuar, kështu që nuk mund të jemi të fokusuar vetëm te Cristiano. Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe t’i respektojmë kundërshtarët për atë që u takon. Duhet t’i neutralizojmë si skuadër dhe jo duke menduar vetëm te individë të vecantë.”

Pa Aaron Ramsey dhe Ben Davies në formacion, për Uellsin bëhet edhe më e vështirë, por Williams këmbëngul se kushdo që do të zbresë në fushë do të bëjë më të mirën.

“Forca jonë ka qenë gjithmonë grupi i bashkuar. Nuk janë vetëm 11 futbollistët në fushë por edhe ata që qëndrojnë në stol. Më vjen keq për Ben Davies dhe Aaron Ramsey, ata kanë zhvilluar një turne të jashtëzakonshëm, por unë jam i bindur se djemtë tjerë që do t’u jepet mundësi të luajnë në Europian, do të japin maksimumin.”

PORTUGALIA, SANTOS: DËSHIROJMË TË SHKRUAJMË HISTORINË
Fernando Santos nuk dëshiron ta shohë Portugali-Uells si një sfidë mes Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale. Trajneri i luzitanëve e merr me sportivitet gjysmëfinalen e parë të Europianit, madje nuk ngurron të bëjë humor për të shmangur tensionin.

“Ronaldo dhe Bale janë dy lojtarë me shumë eksperiencë dhe që janë mësuar me kaq shumë presion. Mirëpo kjo ndeshje nuk është vetëm mes tyre. Janë shumë futbollistë te të dyja skuadrat që kërkojnë të shkojnë në finale. Nëna ime dikur më thoshtë se gjëja më e rëndësishme është të zgjohemi në mëngjes, sepse do të thotë se jemi gjallë.”

Më pas Santos lë të kuptohet se ka dyshime për sa i përket formacionit titullar.

“Të shohim se në cfarë gjendjeje do të jetë Pepe. Kemi nevojë për lojtarë që japin 100%. Ne dëshirojmë të shkruajmë historinë. E kaluara ka rëndësi për të gjithë, por e përsëris ne duam të hyjmë në histori. Ndaj Uellsit mund të hedhim një tjetër hap drejt suksesit final, por do të kemi një kundërshtar shumë të fortë. Do të jetë e vështirë dhe shpresoj që të luajmë me të njëjtën përulësi.”

(er.shk/ma.ar/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb