Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der leyen ka zbardhur detaje nga një bisedë me kryeministrin Edi Rama gjatë kërkesës së këtij të fundit që vendi ynë të anëtarësohej në SEPA.
Në fjalën e saj në Konferencën e Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, Von der Leyen u shpreh se i ka thënë Ramës se për arritjen e kësaj ambicjeje duhej shumë punë dhe kohë, por se një gjë e tillë u bë e mundur nga Shqipëria në më pak se dy vite më vonë.
Sipas saj, anëtarësimi në BE do u kursejë kompanive shqiptare 500 mln euro në vit.
Ursula von der Leyen: Një vit më parë erdha në Shqipëri dhe rajon me një zotim që qytetarët dhe kompanitë do të nisnin të ndjenit të mirat e ecjes përpara së bashku. Pas një viti ka ndodhur pikërisht kështu. Më kujtohet shumë mirë i dashur Edi kur më thatë që Shqipëria do të të ishte në SEPA. Ju thash që duhej shumë punë dhe këmbëngulje.
Por më pak se 2 vjet e bëtë realitet.
Më 6 tetor ambasadori im më tha që e ka provuar procesin. Pagesa nga ditë, tashmë bëhen me minuta dhe me kosto zero ose minimale.
500 milion euro në vit kursehen nga kompanitë tuaja, këto janë para reale në bilancet tuaja.
