Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit, ku një qytetar dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të dyqanit të një kompanie telefonike celulare.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.

Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe njoftimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e autorit, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht veprimet e ndërmarra nga 49-vjeçari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb