Dy ekipet nga Milano, Inter e Milan pritet të përplasen ndërmjet tyre në merkato pasi rivalët e përjetshëm i bashkon një objektiv i përbashkët, Kim Min Jae.
Sipas Bild, Inter është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Kim i plotëson të gjithë kriteret. Pengesë në këtë pikë pritet të bëhet Milan pasi edhe “djalli” pritet të futet në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit korean.
Bild shton se Kim ka dhënë pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm në Serie A, aty ku me Napolin fitoi edhe titullin kampion. Kim ka humbur prej kohësh statusin e tij si titullar te Bayern, një tjetër arsye e fortë për t’u larguar nga Mynihu.
(BalkanWeb)
