Deputetja e PD dhe kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë”, e pyetur për gjyqin e Erion Veliajt në Kushtetuese, e ka cilësuar shkarkimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës nga presidenti “puç” kushtetues.
Vokshi tha se rasti i Erion Veliajt është si ai i ish-ministrit të Brendshëm në kohën e regjimit komunist, Kadri Hazbiu, ku sipas saj, janë të njëjtë në fatin e tyre, si njerëz që vunë gur në pushtetin e ngritur mbi frikën dhe ky pushtet u kthehet për “t’i ngrënë kokën”.
“Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se ato muaj në burg e bëjnë Veliajn mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin, ujësjellësin.
Erion Veliaj si rasti i Kadri Hazbiut. Vënë gur dhe heshtin kur të tjerët arrestohen dhe nuk lejohen të bëjnë fushatë, dhe tani ky pushtet po të kthehet, ngrejnë zërin kur e pësojnë vetë”, tha Vokshi.
Deputetja demokrate tha se ndonëse Veliaj është një nga figurat që, sipas saj, ka abuzuar më shumë me pushtetin, mënyra se si po trajtohet rasti i tij tregon se “pushteti po kthehet kundër vetvetes” dhe sot atij po i bëhet padrejtësi.
“Veliaj është një nga figurat më të korruptuara, më abuzive me pushtetin që nga koha kur ishte ministër, unë e kam paditur dhe ai më ka paditur për shpifje. I ka ndodhur në këtë rast një padrejtësi, është ai sistemi që funksionon me urdhër të Edi Ramës.
Në momentin që ai ankimon në Kushtetuese, presidenti bën puç kushtetues”, tha Vokshi.
Albana Vokshi: Kur pushteti ngrihet mbi frikën, mbi kallëzimet mbi njëri-tjetrin, pushteti fillon e ha të vetët. Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se ato muaj në burg e bëjnë Veliajn mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin, ujësjellësin.
Erion Veliaj si rasti i Kadri Hazbiut. Vënë gur dhe heshtin kur të tjerët arrestohen dhe nuk lejohen të bëjnë fushatë, dhe tani ky pushtet po të kthehet, ngrejnë zërin kur e pësojnë vetë.
Veliaj është një nga figurat më të korruptuara, më abuzive me pushtetin që nga koha kur ishte ministër, unë e kam paditur dhe ai më ka paditur për shpifje. I ka ndodhur në këtë rast një padrejtësi, është ai sistemi që funksionon me urdhër të Edi Ramës.
Në momentin që ai ankimon në Kushtetuese, presidenti bën puç kushtetues.
