“O të vijë Edi Rama në Vlorë, ose t’i shkojmë poshtë zyrës”, kanë qenë këto paralajmërimet e qytetarëve në Vlorë, të cilët janë ngritur në protestë, për shkak se përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej pesë ditësh.
Deri më tani banorët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Të revoltuar ata kanë kërkuar që të gjendjet zgjidhje e menjëhershme ose do të përshkallëzojnë protestën e tyre.
Përpara bashkisë ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe policisë.
“Vlorë është shkatërruar”, shprehet një tjetër qytetar.
