Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se përballja reale dhe efektive e Shqipërisë me kartelet e drogës, sipas tij, nuk mund të ndodhë pa largimin e kryeministrit Edi Rama. Balliu akuzon kreun e qeverisë se iu ka garantuar grupeve kriminale pushtet, imunitet dhe ndikim të drejtpërdrejtë mbi strukturat shtetërore, përmes mekanizmave politikë dhe institucionalë.

Në deklaratën e tij, deputeti i opozitës thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur luftën kundër karteleve të drogës në qendër të agjendës së tyre strategjike, duke e trajtuar atë si një çështje kyçe të sigurisë kombëtare dhe globale.

Balliu bën thirrje për një qëndrim të qartë, të vendosur dhe të përbashkët kundër asaj që ai e cilëson si narko-terrorizëm, duke kërkuar mbështetje për aksionin dhe filozofinë politike të presidentit amerikan Donald Trump, që sipas tij synon goditjen e rrënjëve të krimit të organizuar dhe rikthimin e rendit, ligjit dhe sovranitetit të shtetit

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb