Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë sezon teksa ka shkuar në kuotën e 14 golave në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 3 gola së fundmi, në ndeshjen ndaj Bilbaos.
Një zbritje e shpejtë e Majorkës u finalizua me sukses nga Muriqi, i cili u tregua i saktë me një të djathtë nga brenda zonës.
31-vjeçari mori përsipër një penallti në të 42-tën minutën. Portieri kuptoi gjithçka, por në tentativën e dytë, Muriqi nuk fali.
Në pjesën e dytë, ai kompletoi tripletën, duke “tundur rrjetën” sërish nga pika e bardhë e penalltisë.
Me 14 gola të realizuar deri më tani, futbollisti ka bërë më mirë se Ferran Torres dhe Levandovski i Barcelonës.
