Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tërhoqi vëmendjen ndaj partive politike, duke kërkuar që të tejkalohet dallime dhe qëllimet politike.
Celibashi theksoi se është shumë e rëndësishme që të punojnë për Reformën Zgjedhore.
“Duhet të kuptojnë se është rasti për të tejkaluar qëllimet mjaft të thella antagoniste dhe të punojnë për reformën zgjedhore. Është interesi i tyre së pasi, por edhe i qytetarëve. Por edhe i institucionit sepse ne na duhen këto rregulla kohë më përpara se të nisë procesi zgjedhore. Të gjithë aktorët e shoqërisë civile duhet të jenë bashkë, përfshirë edhe logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të jetë e shkrirë në një produkt”, tha mes të tjera ai.
