Gazetari Osman Stafa, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli për zhvillimet politike, protestat e organizuara së fundmi nga opozita dhe çfarë pritet në aksionin e radhës më 20 shkurt.

Stafa tha se numri i protestuesve në 2 aksionet e fundit është rritur, por populli duhet të derdhet në rrugë, pa dallime politike pasi vjedhjet për të cilat akuzohet zv/kryeministrja Belinda Balluku, i prekin të gjithë.

“Shihni cfarë bëhet në Greqi, një aksident hekurudhor nxorri në rrugë popullin. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me PD, do të ishte idealja që populli të dilte në protestë i majtë apo i djathtë sepse situata nuk është normale.

Ti ke me prova e fakte që një zv/kryeministre si Belinda Balluku, ka vjedhur paratë e shqiptarëve, ata që ka përcaktuar ata që do të ndërtojnë rrugët, investime që nuk janë as cilësore, si tuneli i Llogarasë apo rruga “Qukës-Qafë Plloçë”, apo tuneli i Murrizit”, tha gazetari Osman Stafa.

Osman Stafa: Në Shqipëri po ndodh ajo që nuk ka ndodhur në 35 vite. Një zv/kryeministre jo me akuza politike por nga SPAK, i kanë dalë provat që 50 mln euro i ka marrë në tunelin e Llogarasë duke abuzuar dhe që me ato para mund të ndërtohej një spital dhe s’do mungonin ilace.

Por ndërkohë cfarë bën PS? Nuk mbledh Këshillin e Mandateve.

Shihni cfarë bëhet në Greqi, një aksident hekurudhor nxorri në rrugë popullin.

Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me PD, do të ishte idealja që populli të dilte në protestë i majtë apo i djathtë sepse situata nuk është normale.

Ti ke me prova e fakte që një zv/kryeministre si Belinda Balluku, ka vjedhur paratë e shqiptarëve, ata që ka përcaktuar ata që do të ndërtojnë rrugët, investime që nuk janë as cilësore, si tuneli i Llogarasë apo rruga “Qukës-Qafë Plloçë”, apo tuneli i Murrizit.

Pjesëmarrja në protestë është pothuajse e njëjtë, nuk lëviz ndonjë numër, dy protestat e fundit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb