Ka nisur Foltorja e radhës e PD, e organizuar çdo të hënë në sheshin para Kryeministrisë.
Demokratët janë mbledhur me pankarta në duar përpara godinës qeveritare, për të vijuar me fjalimet.
Foltorja e radhës i paraprin protestës së 20 shkurtit, e cila është thirrur nga opozita kundër qeverisë.
