Jo vetëm Shqipëria, edhe Polonia humbet pjesë të rëndësishme në prag të ndeshjes së kundër kuqezinjve më 26 mars në Varshavë. Së fundmi, sulmuesi i tyre, Adam Buksa pësoi një dëmtim në muskulin e pulpës dhe do të rikthehet në dispozicion të Udineses vetëm pas pauzës që sjellin ekipet përfaqësuese.

Pavarësisht se nuk është një titullar fiks, Buksa ka zhvilluar 25 ndeshje me Poloninë. Një tjetër mungesë e sigurt për sfidën kundër kuqezinjve është edhe portieri, Łukasz Skorupski.

Gardiani i Bologna-s pësoi një dëmtim në takimin kundër Sassuolo-s dhe sipas mediave polake nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë. Gjithnjë sipas mediave polake, Skorupski do të zëvendësohet nga portieri i Wolfsburg, Kamil Grabra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: