Eksperti i Ekonomisë Mateo Spaho analizoi situatën n sektorin e bujqësisë në Shqipëri, duke u ndalur te vështirësitë me cilat përballen fermerët shqiptar. Gjithashtu Spaho u ndal edhe tek fondet e IPARD.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, eksperti i ekonomisë shtoi se duhet të merren masa të qarta, sepse ndryshe bujqësia në Shqipëri do të shkojë në një gjendje akoma edhe më të vështirë.
“Ka 6 vite që sektori bujqësisë në rënie, është harruar tërësisht. Prodhimi bujqësor ka rënë ndjeshëm nga viti në vit. Këtë vit qeveria ka premtuar 25 mln euro, por në raport me Maqedoninë e Veriut apo edhe Kosova e ka trefish më mirë se ne. Është shumë e vështirë për fermeri shqiptar sepse po humbasim shumë mundësi. Fondet e IPARD do të ishin ndihmë sepse do mbante popullsinë lidhur territorin dhe duke future edhe fermerin shqiptar në një situatë pozitive, po ashtu në mënyrën indirekte vetë shteti shqiptarë nuk do kishte nevojë të jepte 300 mln euro subvencione sepse do ta bënte vetë IPARD. Vetë IPARD ka nxjerrë që ka patur ndërhyrje në tre kolona, janë financuar ato aktivitete që nuk kishin lidhje, kanë përfituar njerëz që nuk i kanë kryer investimet dhe ka pasur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të njerëzve që janë aktiv në botën politike sot që dikush ta merrte dhe dikush jo. BE ka thënë që me IPARD 3 është vullnet i mirë, por nuk ka dhënë asnjë tregues konkret se kur do fillojë, por koha kalon dhe ky cikël ndihmash mbaron në 2027. Nëse institucionet shqiptare nuk marrin masa të qarta, bujqësinë në Shqipëri do ta shohim me dylbi”, tha ndër të tjera ai.
