Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar provat dhe faktet e dorëzuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme në Kuvend në lidhje me ish zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në momentin që u kërkua heqja e imunitetit dhe arrestimi i saj.
Ai u shpreh se në rast se qytetarët do të kishin dijeni se çfarë përmbante ajo USB, do të habiteshin se si Shqipëria qeveriset ende nga ajo mazhorancë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Korreshi nuk i ka kursyer as batutat, kur tha se provat nuk do të besoheshin as nga një regjisor i Netflix për të bërë një dokumentar, pasi
“Fakti penal është i pa çmontueshëm dhe pesha e provave është shumë e rëndë, e shoh si litari i alpinistit që nuk e mban dot më në një moment peshën e provave.
Nëse USB do t’i jepet një regjisori të Netflix nuk do ta merrte sepse do t’i duket e pa besueshme që një shtet që pretendon të hyjë në BE dhe të bëjë një gjenocid të tillë me buxhetin e shtetit. Është vjedhur çdo gjë”, tha ai.
