Ish-ministër në qeverisjen socialiste drejtuar nga Fatos Nano, juristi Elmaz Sherifi ishte i ftuar në “Oponencë” ku foli për qeverisjen aktuale nga PS, ndaj së cilës lëshoi kritika për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
Sherifi tha se “në Shqipëri kemi qeverisje mediatike dhe se nuk kemi pushtete të shtetit që të funksionojnë të ndara në mënyrë të pavarur, në bashkëpunim reciprok dhe të kenë vetëm një kontroll kushtetues, Gjykata Kushtetuese.
“Për çështjen e zv/kryeministres Belinda Ballukut, GJK mori vendim që të mos japë vendim dhe është në kushtet e absurdit.
Pezullimi u quajt një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv dhe GJK e la pezull pezullimin, kështu e gjykoj unë. Do të quhej një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv nëse qeveria, qëkur bëri ndryshime në kodin penal, nuk e cenoi atë nen, nenin e të drejtës së pezullimit. Nëse qeveria do të kërkonte pikërisht ndryshimin e nenit, kishte plotësisht të drejtë.
Por të ndërhyjë qeveria kur ka një vendim gjykate, kjo është ndërhyrje e pushtetit ekzekutiv tek ai gjyqësor. Gjykata Kushtetuese që duhet të jepte zgjidhje, tregoi paaftësi profesionale, për interesa të caktuara”, tha ish-ministri Elmaz Sherifi.
Elmaz Sherifi: E vërteta është se nuk qeverisemi mirë, nuk duhet të jetë mediatike. Ne në Shqipëri kemi qeverisje mediatike, nuk kemi pushtete të shtetit që të funksionojnë të ndara në mënyrë të pavarur, në bashkëpunim reciprok dhe të kenë vetëm një kontroll kushtetues, Gjykata Kushtetuese.
Ne jemi në një mjerim filozofik në Shqipëri. Kur u ndërtua për herë të parë një gjykatë kushtetuese në Evropë ai ngriti një sistem piramidal dhe në krye vendosi Kushtetutën.
Që do të thotë një sistem demokratik funksionon kur pushtetet e shtetit veprojnë të pavarura por kanë një kontroll që është GJK që është mbi palët.
Le ta konkretizojmë çështja e zv/kryeministres Belinda Ballukut ku GJK mori vendim që të mos japë vendim dhe është në kushtet e absurdit.
Pezullimi u quajt një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv dhe GJK e la pezull pezullimin, kështu e gjykoj unë.
Do të quhej një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv nëse qeveria, qëkur bëri ndryshime në kodin penal, nuk e cenoi atë nen, nenin e të drejtës së pezullimit. Nëse qeveria do të kërkonte pikërisht ndryshimin e nenit, kishte plotësisht të drejtë.
Por të ndërhyjë qeveria kur ka një vendim gjykate, kjo është ndërhyrje e pushtetit ekzekutiv tek ai gjyqësor. Gjykata Kushtetuese që duhet të jepte zgjidhje, tregoi paaftësi profesionale, për interesa të caktuara.
