Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një konferencë për shtyp, deklaroi se akuzat ndaj ish Presidentit janë të pavërteta.
Avokati Cakrani renditi një sërë fakte dhe argumentesh për të cilat tha se detaje nga dosja janë të montuara.
“Kanë dashur që presidentin Meta ta diskretitojnë për akuza dhe afera që nuk ekzistojnë. Zoti Meta nisur nga bezdisja dhe mesazh të zonjës i drejtohet me kallëzim penale duke e paraqitur përpara prokurorit të kohës Adriatik Llalla dhe kjo çështje është pushuar për shkak të amnistisë së kohës. Kallëzimi i Metës konsistonte te keqpërdorimi i keqdashje i thirrjes telefonike”, tha ai.
Pjesë nga deklarata;
Kjo çështje është vijimësia e asaj që ka ndodhur më 21 janar të vitit 2011, sepse janë të njëjtit personazh, apo jo, avokat? Dhe janë të njëjtët aktorë të cilët, në vijimësi, kanë dashur që presidentin, zotin Meta, ta penalizojnë, ta diskretitojnë publikisht për akuza për të cilat nuk qëndrojnë dhe për afera korruptive për të cilat nuk ekzistojnë. Kështu që sot do t’ju paraqesim se si ka nisur kjo çështje përsa i përket episodit të CEZ-DIA-s dhe përse kjo është një çështje e montuar keq nga ata që kishin interes, dhe padyshim edhe nga Prokuroria e Posaçme.
Aty nga viti 2014, shtetasja Vojsava Ismailaj i dërgonte mesazhe të vijueshme ish-kryetarit të Kuvendit, zotit Meta, ku i kërkonte takim dhe e bezdiste atë, duke justifikuar se donte të sqaronte disa probleme. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Kastriot Ismailaj, në atë kohë ishte nën përgjegjësi penale dhe po vuante procese gjyqësore për akuza të cilat nuk kanë lidhje me zotin Meta, por me çështjen e tij me faturat që kishte me ÇEZ-in.
Në këtë kuptim, zoti Meta, pasi kuptoi që zonja Ismailaj ishte penguar figurativisht nga persona që po e shantazhonin dhe intimidonin psikologjikisht, dhe duke u ndjerë e bezdisur nga mesazhet provokuese, i drejtohet me kallëzim penal, duke e paraqitur atë përpara prokurorit të përgjithshëm të kohës, zotit Adriatik Llalla. Më pas, kjo çështje është pushuar për shkak të amnistisë së vitit 2016.
Kallëzimi penal i zotit Meta konsistonte tek keqpërdorimi i thirrjeve telefonike, të cilat zonja Ismailaj i përdorte në mënyrë të vazhdueshme. Pra, regjistrohet kallëzimi penal midis viteve 2000 dhe 2016. Pas hetimeve, dhe pasi zoti Meta u pyet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, ky kallëzim penal u pushua për shkak të amnistisë së kohës. Dokumenti mban numrin një dhe datën e pushimit 18.1.2017.
Më pas, dokumenti tjetër, shumë i rëndësishëm dhe komprometues, tregon ndërhyrjen e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, zotit Spartak Braho. Ky dokument, me numrin e protokollit 30 20, datë 27.9.2015, është drejtuar zotit Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme i kohës, për dijeni zotit Bujar Nishani, president i Republikës, dhe për dijeni kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Meta, si dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përmbajtjen e tij thuhet: Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, dua t’ju informoj se burime të sigurta më konfirmojnë ekzistencën e të dhënave për përpjekje serioze për realizimin e një skenari që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend, dhe që ka për autor kryesor deputetët Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim.
