Ish-zv/ministrja dhe sociologia Nora Malaj, e ftuar në “Studio 24” e cilësoi atë që po ndodh në PS si autobusi i frikës, ku një lider apo diktator kur rritet shumë në pushtet, gjithmonë krijon sindromin e mospasjes së besimit dhe kështu krijon fantazma hije, reale dhe jo reale.

Malaj tha se të marrësh pushtetin është njëra anë por ta mbash atë është e vështirë.

“Jo të gjithë ata që kanë qenë në kohën e betejës politike kanë qenë në skalionin e parë janë të aftë ta mbajnë pushtetin. Nëse duan ta mbajnë me diktat pushtetin, ai e sheh njeriun si qënie robotike”, tha sociologia Nora Malaj.

Nora Malaj: Do ta shihja si autobusi i frikës. Dhe një diktator apo lider ka frikërat e tij, kur rritesh shumë në pushtet, gjithmonë të krijohet sindromi i mospasjes së besimit dhe kështu krijon fantazma hije, reale dhe jo reale.

Të marrësh pushtetin është njëra anë por ta mbash atë është e vështirë. Jo të gjithë ata që kanë qenë në kohën e betejës politike kanë qenë në skalionin e parë janë të aftë ta mbajnë pushtetin. Nëse duan ta mbajnë me diktat pushtetin, ai e sheh njeriun si qënie robotike.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb