Kritik ka qenë qëndrimi i Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, ndaj PD dhe kryetarit të partisë Sali Berisha.
Gjatë një interviste në emisionin “Oponencë” në News24, Lapaj tha se Partia Demokratike ka një përgjegjësi për gjendje e vështirë që ndodhet, ndërsa shtoi se PD duhet t’i japë shqiptarëve ndryshimin garën. Gjithashtu shtoi se është shumë e rëndësishme që kryetari i partisë të mos ketë monopol për deputetët.
“PD duhet t’u japë qytetarëve, ndryshimin, garën. PD duhet t’i japë popullit shqiptar atë që PD nuk e ka, një pjesë të pushtet të vet, garën. Autoritetin që populli të zgjedh. Të drejtën që populli të kontrollojë parlamentin e vet. Të drejtën që kryetari i partisë të mos ketë monopol për deputetët , po populli t’i zgjedhë, ti votojë e ti gëzojë. Pra ne kemi në dorë të bëjmë më të mirën që mundemi, sepse të dorëzohesh është kollaj e të shkosh me Edi Ramën. Por nuk është zgjidhje. Ajo mund të zgjidhë jetën e ndonjërit, por nuk është zgjidhje për rininë që është e pashpresë…Zgjidhja do jetë vetëm nga gara. Sepse po u hap gara nuk ndodh që krimi të drejtojë pushtetin”, tha mes të tjerash ai.
