Kreu i PD, Sali Berisha në tryezën e diskutimit, për Portin e Durrësit, hodhi akuza të forta në adresë të Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha theksoi se Porti i Durrësit po kthehet në aferën më të madhe korruptive.
“Çështja që shtrojmë sot është afera më e madhe korruptive. Kjo aferë shkon të paktën të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike nga të gjitha pasuritë që kanë shqiptarët sot, numri 1 është porti i Durrësit, pas portit vjen Kaskada. Porti është pasuria publike më e madhe që shkon në 3.8-4 mld euro. Edhe Kaskada ka vlerën e vet”, tha Berisha.
Korrupsioni shtoi ai është në përmasa të paimagjinueshme. Gjithashtu, kreu i PD hodhi akuza të forta duke theksuar se “Porti i Peshkimit është marrë nga trafikantët, Naim Bej dhe Gjergj Luca”.
“Durrësi në 2013 kishte zonën e përcaktuar për Marinën e vet, donte një Port marine. I mungonte porti i Peshkimit, dhe zona porti i peshkimit u ndërtua me paratë e bankës botërore, dhe atë e morën një Naim Bej dhe Gjergj Luca trafikantë të njohur. Donin të kishin akseset e tyre në profesionin që ushtronin. Por marina ishte përcaktuar mes Currilave dhe hotel Vollgës, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do niste puna, por historia është kjo…”, tha kreu i PD, ndërsa shtoi: “Zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port katër herë më të vogël, është një akt fund e krye antikombëtar. Rama i vuri syrin portit të Durrësit për t’u bërë multimiliarder. U tha shqiptarëve që do ndërtohej nga privati dhe nuk do paguani asnjë qindarkë, por pas 3-4 vitesh del që do paguhet nga taksapaguesit shqiptare. Pra do të pasurohet me klanin e tij mafioz”.
