Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit në Haitin veriperëndimor kanë vrarë të paktën 12 persona, kanë përmbytur toka bujqësore dhe kanë dëmtuar qindra shtëpi, thanë autoritetet të martën.
Shirat përmbytën një spital lokal dhe më shumë se 900 shtëpi. Ato gjithashtu shkatërruan një urë, dhjetëra rrugë dhe të mbjella në një vend ku më shumë se gjysma e gati 12 milionë banorëve të tij përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore.
Shirat filluan të shtunën dhe vazhduan deri të hënën, sipas një deklarate nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të Haitit. Qytetet më të goditura përfshijnë Port-de-Paix, Saint Louis du Nord dhe Anse-a-Foleur.
Autoritetet lokale thanë se nuk janë në gjendje të hyjnë në komunitetet që kanë nevojë urgjente për ushqim dhe mallra të tjera bazë për shkak se rrugët janë përmbytur. Moti i keq i detyroi zyrtarët në disa qytete të mbyllin shkollat dhe bizneset.
