Al Ittihad preu në biletë për në çerekfinalen e Champions së Azisë. Skuadra ku luan Mario Mitaj triumfoi  1–0  ndaj Al Wahda, ekip ky i Emiratave të Bashkuara Arabe.

Mbrojtësi kuqezi i Al Ittihad, Mitaj ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti plot 120 minuta. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.7. 22-vjeçari po luan sezonin e dytë me këtë skuadër. Për të, ky edicion ka patur ulje-ngritje, pasi në shumë ndeshje Mitaj nuk është ftuar fare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb