Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të qershorit ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Maran zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes, ku fokusi ishte tek ushtrimet fizike dhe skema të ndryshme taktike.

Grupit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili pasditen e djeshme u stërvit i veçuar, por tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të gjendjes gripale. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në skuadër ka atmosferë pozitive para ndeshjes.

Kombëtarja do të zbresë nesër në fushë në orën 20:00 për sfidën miqësore ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”, ndërsa biletat mund të blihen online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb