Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot shfuqizimin e masave disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. Lajmi konfimrohet nga përfaqësuesi ligjor, Marash Logu.
Masat disiplinore lidheshin me seancën plenare të datës 18 dhjetor 2025, ndërsa vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.
Pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin.
