Numri një i Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, ishte i ashpër me UEFA-n, pas eleminimit të Atletico Madrid nga Arsenali në gjysmëfinalen e Champions League.
“Kur pashë shortin, mendova se do të ndesheshim me Arsenalin, por e kisha gabim pasi përballë kishim UEFA-n. UEFA e bëri të qartë se nuk e donin Atlético de Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve. Kishte vendime që tregonin qartë qëllimin për të dëmtuar Atlético-n.
Tifozët e Atlético-s janë krenarë për ekipin tonë, sepse ata nuk garuan kundër Arsenalit, por kundër UEFA-s. Mund ta mposhtësh Arsenalin për 180 minuta, por nuk mund ta mposhtësh UEFA-n. UEFA vuri në dispozicion të gjitha mekanizmat e saj që Atlético të mos kalonte, dhe gjyqtari ishte ekzekutuesi i këtij qëllimi. Gjithçka ishte me qëllim. Ne nuk mund ta mposhtnim UEFA-n, dhe ishte e pamundur ta bënim këtë”.
