Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar në sallën e Kuvendit një skandal të ri.
Ai ka shfaqur një foto satelitore ku duken 8 vila luksoze që janë ndërtuar në zonën pas qendrës tregtare TEG.
‘Janë shfaqur 8 vila luksoze në Tiranë, pa zhurmë, në heshtje… Pyetjet lindin natyrshëm!
Cili shef apo zyrtar banon aty?
A është dhënë leje ndërtimi për këto vila?
A është respektuar ligji?
Bëni transparencë!’, shkruan Këlliçi në denoncimin e tij.
