Epidemiolog Laidon Shapo foli në emisionin “Studio24”  për hantavirusin dhe shqetësimet që ka ngritur ky virus.

Gjatë intervistës, Shapo shpjegoi se shtetet që kanë ngritur alarmin lidhur me këtë virus e kanë bërë për faktin se kanë pasur shtetas të tyre në anijen turistike edhe ku i regjistrua virusi fillimisht.

Më tej theksoi se është vënë re që mbartës të hantavirusit janë jo vetëm minjtë, por edhe, lakuriqet, apo edhe peshqit

“Duhet kuptuar se si është transmetuar ky virus që nuk është çudi që të ketë pësuar mutacion të mundshëm por këto janë të dhëna që nuk i kemi ende. Ka plot dritë hije në këtë situatë. Endet përreth, kanë qenë rreth 23 kombësi të ndryshme në atë krocere dhe nuk ka raste të tjera te kufitarët tanë. Ideja se një shpërthim epidemik në një anije krocere mund të transferohet në diçka më serioze është ende hipotetik, por i rëndësishëm është gjurmimi i kontaktit. Shtetet që kanë ngritur alarmin ose kanë pasur persona në atë anije dhe ata persona kanë kapacitetin të infektojnë të tjerë se sa këtë nuk e dimë. Ky nuk është një virus i ri. Problematikat mund të jenë të tipit që ka një prani të zgjeruar globale, pra ka një shtrirje gjeografike dhe biologjike të virusit që nga ’93 e këtej sidomos vitet e fundit. Kanë ndodhur ndryshime, të tipit të klimës, thatësirë reshje, janë bërë shpyllëzime të mëdha,. Një pjesë e këtyre brejtësve i janë afruar ekosistemit njerëzor, dhe nuk janë vetëm këta janë edhe dhelprat, janë afruar shumë habitatit njerëzor. Kemi edhe mbartës të rinj, nëse deri dje kryesor ishin minjtë, tashmë është vënë re që bartës të hantavirusit, janë edhe lakuriqët e natës, edhe urithët por edhe në disa raste peshqit…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb