Vlora sërish pa ujë! Teksa UKV stakoi të gjitha stacionet e ujësjellësit, pas një defekti të rëndë, furnizimi me ujë të pijshëm u ndërpre.
Ndërkohë, UKV në një reagim në ‘Facebook’ sqaron se pas një ndërhyrjeje urgjente pas konstatimit të një avarie të rëndë në linjën e transmetimit të ujit nga Stacioni nr. 4 drejt depos kryesore të qytetit, defekti u rregullua. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe, pasi në banesat e qytetarëve vlonjatë mungon uji i pijshëm.
UKT sqaroi se defekti u riparua pas 3 orëve punë. Kanë qenë të shumtë qytetarët e Vlorës që kanë denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre, ndërkohë, pritet që të ketë një reagim sqarues nga ana e institucioneve përgjegjëse.
