“Me garë e mund Berishën”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë në emisionin Studio24 në News24.

Gjatë intervistës, Salianji hodhi akuza ndaj kreut të PD duke thënë se po përdor partinë për interesa të tij personal. Ndërsa e sfidon Berishën që të publikojë një vendim me arsyen përse është skualifikuar nga gara për kryetar.

“Me garë unë e mund Sali Berishën. Sot ka pakënaqësinë deri në urrejtje të 80 % të demokratëve. Shikoni takimet e mua. Përjashtimi që më bëri mua nga gara, dhe mënyra se si e bëri apo e trajtoi solli që në protestë të ishin aq pak veta. Berisha ka shumë probleme me drejtësinë…Përse nuk ka një vendim, cila është arseja që jam skualifikuar. Unë nuk do t’i lë do vazhdoj. Me Berishën PD nuk fiton as sot dhe as kurrë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: