Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias në Tiranë ka shkaktuar debate në emisionin “Studio24”.

Studiuesi Panajot Barka dhe aktori Laert Vasili u përfshinë në një debat të ashpër lidhur me qëllimin e vizitës së zyrtarit grek dhe zhvillimet në rajon.

Vasili ironizoi vizitën e Dendias, duke deklaruar se ardhja e tij në Tiranë nuk ishte rastësore.

“Është deklaratë zyrtare për shtyp që thoshte se zyrtarisht ka ardhur në Tiranë, nuk i ka mbetur ndonjë lojë domino në mes”, tha Vasili.

Sakaq, studiuesi Barka i kërkoi aktorit të tregonte më shumë seriozitet në diskutim.

“Mëso pak të bësh muhabete serioze”, iu drejtua ai Vasilit.

Debati mes tyre u tensionua më tej, ndërsa Vasili reagoi duke i thënë Barkës: “Shiko veten dhe mëso të bësh muhabete serioze. Ti nuk ke lidhje me këtë temë”.

Nga ana tjetër, Barka argumentoi se vizita e Dendias duhet parë në kuadër të zhvillimeve gjeopolitike dhe çështjeve të sigurisë në Mesdheun Lindor.

“Çështja e Mesdheut Lindor është çështje sigurie jo vetëm rajonale, por edhe botërore. Unë mendoj se Dendias vjen në rolin që ai ka marrë, ashtu si edhe Greqia, për zhvillimet e fundit në Mesdhe. Mendoj se erdhi këtu për çështje sigurie dhe strategjie rajonale”, deklaroi studiuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb