Pedagogu i të Drejtës Ndërkombëtare Hektor Ruci, në një intervistë në emisionin “Studio 24” në News24 analizoi vizitën e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar për çështjen e detit.
Ai u shpreh se një takim i tillë paralajmëron vazhdimin e çështjes së detit dhe i paraprin Hagës.
“Baza e marrëdhënieve të tilla janë gjëra që nuk thuhen më tepër se sa gjëra që thuhen. Për të pasur kujdesin e marrëdhënies së plotë diplomatike. Ne në Teheran na kanë shkuar edhe targat e makinave. Kjo lloj e folure do të tregojë balancë dhe ekuevalencën që kanë të dyja vendet me njëra-tjetrën. Ky takim paralajmëron vazhdimin e çështje së detit dhe kjo i paraprin vajtjes në Hagë. Vizita e Dendias në Tiranë nënkupton, sidomos e lidhur kjo edhe me deklarata të mëparshme, Rama ka bërë një deklaratë që do të vazhdojë me çështjen e detit”, tha ai.
