Ish-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se demokracia në Shqipëri ka probleme thelbësore. Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, Ballanca theksoi se demokracia shqiptare ka ende shumë rrugë për t’u bërë efektive.

“Demokracia në Shëipëri ka probleme thelbësore. Problematika që ne kemi është ajo mes Shqipërisë në letër dhe ajo në realitet”, tha ajo.

Gjithashtu Ballanca u ndal edhe te imuniteti i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se mazhoranca nuk i hoqi imunitetin dhe kjo sipas saj ishte një hap pas.

“Një nga problematika kryersore të raportit q unë e mbështes është edhe kjo, që Shqipëria, për të hetuar dhe për të parë nëse janë apo jo ta fajshëm persona që gëzojnë imunitet ka ndryshuar qasje. Në Rastin e zonjës e fundit të onjës Balluku, ka qenë një hap pas dhe është një regres i qartë në cilësinë e demokracisë në vend dhe e ka çuar thelbësisht pas demokracinë në vend. Ky ishte nga ato hapa që minojnë besimin”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb