Politologu Ermal Hasimja ka komentuar protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një reagim të veçantë qytetar, ku dominuan të rinjtë dhe jo strukturat politike.

I ftuar në emisionin “Studio24” me Ola Brukon, Hasimja tha se pjesëmarrja në protestë ishte domethënëse, ndërsa theksoi se shumica e protestuesve ishin të rinj, të moshës 35-40 vjeç, të cilët nuk kishin lidhje me partitë politike.

Sipas Hasimajt, çështja e Zvërnecit ishte vetëm shkëndija që nxori në sipërfaqe një pakënaqësi të grumbulluar prej kohësh ndaj qeverisë.

Protesta e sotme ishte e veccantë, nuk kishte pak njerëz, dhe shumica e tyre ishin të rinj 35-40 vjecc, aq sa mu duk vetja më i moshuari. Ihsin të rinj jo të lidhur me partitë.

U përpoqa të bëja një “studim”, isha kurioz të dija ccfarë i solli në protestë dhe pse nuk dolënn në protesta të tjera. Më thanë se nukë shtë vetëm ccështja e Zvërnecit, është një pakënaqësi e akumuluar dhe shpërthen në një ccështje të caktuar.

Domethënë janë, kam përshtypjen që janë një kategori të rinjsh të cilët nuk dalin nëpër protesta partiake, në protesta ku ka flamuj partish. Dhe kjo është shumë interesante në fakt, është një energji që është e si të thuash e pa, e pakapur, e paprekur nga, nga partitë politike aty. Madje edhe po të shikoj edhe ato parrullat edhe çfarë slloganet që u hodhën, dukej qartë që kishte një lloj meraku që gjithsesi partitë të mbeteshin larg kësaj gjëje. Kështu që është shumë interesante.

Dhe ka dhe gjëja tjetër pastaj që më bëri përshtypje gjithashtu. Unë kam qenë edhe tek, tek protesta atëherë për armët kimike, rregullisht, bashkë me studentët e mi në fakt në atë kohë, dhe shikoj një ngjashmëri shumë të madhe me si, si përmbajtje njerëzore, si, si pjesëmarrës proteste me protestën e armëve kimike. Dhe mendoj që kjo është dhe arsyeja kryesore pse dhe Rama ishte i shqetësuar për këtë çështje.

Mund të ketë qenë PD-ja, ka bërë protesta me të njëjtin numër ndoshta dhe më tepër se kaq, por Rama nuk është mërzitur, nuk është shqetësuar, po kur del kjo kategori e njerëzve, pra njerëz jo të drejtpërdrejtë, as drejtpërdrejtë as tërthorazi lidhur me partitë që dalin në protestë, atëherë kjo bëhet shqetësuese. Dhe më kujtohet që dhe në atë kohë në fakt kjo ishte arsyeja kryesore pse u bë shqetësuese dhe për Ramën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb