Aktivistja shqiptare Mirza Balaj, e cila jeton në Bruksel, e ftuar në programin e drekës në News24, përballë Ola Brukos ka deklaruar se sa herë që ka tentuar të kthehet në Shqipëri i janë prerë rrugët.
Aktivistja tha se së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Sali Berisha duhet të përmbyset edhe sistemi e duhet të zhvillohet demokracia përfaqësuese.
“Brezi ynë duhet t’i japë Shqipërisë, por për t’u rikthyer duhet të kem një garanci ekonomike. Të gjitha herët që kam dashur të rikthehem më janë prerë rrugët.
Së bashku me Ramën dhe Berishën duhet të përmbyset edhe sistemi.
Mekanizmat e demokracisë përfaqësuese në Shqipëri janë thuajse inekzistente, duhen 20 mijë firma për të propozuar një ligj dhe nuk ka referendum.
Ligji elektoral dhe Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet, partitë e mëdha po punojnë për ta bërë këtë kod të paarritshëm për partitë e vogla”, tha ajo.
