Aktivistja shqiptare në Berlin, Oneda Vruzhaj e ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos dha lajmin se nga Shkodra në Tiranë do të mbahen disa marshime të mëdha ku më të mëdhenjtë do të zhvillohen më 20 dhe 23 qershor.
Vruzhaj deklaroi se ka shumë grupe shqiptarësh që do të vijnë nga Berlini në Tiranë për këto tubime.
“Po menaxhoj disa grupe që do të nisen drejt Shqipërisë për marshimet e datave 20 dhe datës 23. Shumë shqiptarë do të nisen për marshimet e mëdha që do të zhvillohen nga Shkodra në Tiranë.
Jam krenare për vrullin që kjo protest po na jep të gjithëve. Ka shumë të rinj që jetojnë jashtë vendit, nuk mund të takojmë as prindërit. Prandaj mos u dorëzoni dhe na mbështesni”, tha Vruzhaj.
