Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, shqiptarët protestuan përpara kryeministrisë.
Nuk kanë munguar edhe thirrjet për administratën, ku i është kërkuar që t’i bashkohet protestës.
Një mesazh për punonjësit e administratës. Nuk jem ne dhe ju. Ne nuk na diferencoi COVIDI që mes vjedhjes u bë sebep për largimin e familjarëve pa dallim se ku punojnë në administratë apo jo. Ne nga administrata nuk na diferencon tonelata me mbeturina që po helmojnë lumenj e për pasojë edhe shëndetin tonë. Nga administrata nuk na diferencon mungesa e ujit të pijshëm. Nëse ka diçka që do na diferencojë quhet Edi Ramë…tani pas më shumë 20 ditësh e ka shumë të qartë që i ka ardhur fundi. Shqipëria është e të gjithëve pavarësisht se punojnë apo jo në administratë. Ejani në shesh pa frikë, ta shporrim njëherë e përgjithmonë këtë të keqe”, tha mes të tjerash një qytetare.
