Sot shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në Shqipëri.

Me rastin e këtij përvjetori trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh për të përkujtuar gjyqtarin dhe për të nderuar kontributin e tij shumëvjeçar në drejtësi.

  • foto galeri

Më pas, në Shkodër, përfaqësues të trupës gjyqësore vizituan familjen e gjyqtarit, ku shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre në këtë përvjetor të dhimbshëm.

Më 6 tetor 2025, Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie. Autor i dyshuar i të shtënave është Elvis Shkambi, i cili akuzohet se e kreu krimin në bashkëpunim me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Në ngjarje u plagosën edhe dy persona të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb