Vënia në skenë e shfaqjes “Muzg në kopshtin e qershive”, përveç babëzisë, varësisë nga pasuria, shkatërrimit të natyrës e kujtesës, na jep edhe një model se si shoqëritë ndërtojnë veten dhe rindërtojnë veten  në kohë krizash.

Në skenë, ngjitet Horaci, që njeh sensin e masës, dhe balancon nevojë për zhvillim me domosdoshmërinë e natyrës. Aktori Adem Karaga, thotë se çdo kohë ka Horacët e vet, por shkak të zhurmës së madhe ata mbeten të pazëshëm.

Ndërsa kopshtet e qershive kthehen në sheshe ndërtimi, ku zogjtë ikin dhe bari thahet, çfarë i mbetet njeriut, i cili e shet shpirtin për të zgjatur jetën, pa pyetur se si do të jetë ajo jetë?

Përmes një teatri të angazhuar, shfaqja me regji të Driada Dervishit, me pjesë nga Çehov, Helman dhe Martin Camaj, sjell në skenë edhe mesazhe të njohura duke na mësuar të mbetemi njerëz, edhe kur ferri merr përpara çdo gjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: