Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi dhe faktin që drejtësia në Serbi është duke arrestuar dhe hetuar njerëz të afër të Aleksandar Vuçiç.
Kulla tha se po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit.
Ai shtoi se zgjedhja e kreut të shtetit në Serbi ka shumë rëndësi, sepse presidenti ka shumë peshë.
Ilir Kulla: Situata në Serbi ngjan me shprehjen “Kur bie nga fiku, të hanë dhe qentë e tu”. Njerëzit e Vuçiç po goditen nga njerëzit e drejtësisë së vetë Vuçiçit.
Të hetuarit dhe të arrestuarit janë njerëzit më represivë të regjimit të Vuçiçit. Vuçiç ishte në pushtet me pasanikë dhe njerëz me profil kriminal, që vijnë nga luftrat e përgjakshme që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi. Serbia ka një lidhje të madhe me Rusinë, jo vetëm emocionalisht, por edhe financiarisht e ushtarakisht. Do të shohim se kush do të jetë presidenti.
Nëse presidente do të jetë Ana Brnabiç, ajo është dhe person, që ka edhe raporte me Perëndimin. Presidenti ka shumë rol në shtetin serb.
