Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Interit, Rei Manaj, gjatë merkatos së këtij muaji do të transferohet në një ekip të ri. Pasi përfundoi para planifikimit huazimi që bëri në verë te Peskara, ai tashmë do të rikthehet te zikaltërit në pritje të ekipit të ri ku klubi i Milanos do ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas raportimit të mediave italiane pranë Interit, janë tre skuadra të Serisë B që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar kuqezi. Peruxhia, Bari dhe Benevento duan ta kenë pjesë të tyre futbollistin shqiptar dhe mbetet për t’u parë nëse deri në fund të janarit do arrijnë të gjejnë marrëveshjen me vetë Manajn dhe klubin zikaltër. Ndërkohë nga jashtë Italisë vazhdon të jetë i vlefshëm interesimi i spanjollëve të Las Palmasit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: