PRISHTINE– Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti i dha sot në Prishtinë, akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike”-2016, për rendin e parë të konkursit të shpallur për çmimet shkencore kombëtare vjetore.

“Dijetar me një veprimtari të gjatë dhe të frytshme akademike e universitare; i pranishëm në mënyrë të pandërprerë e të suksesshme prej shtatë dekadash në shkencat albanologjike; me kontribute origjinale e themelore në gjuhësinë historike e të krahasuar, në marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera në arealin ballkanik, në dialektologji e histori shkrimi, në procesin e njësimit të shqipes letrare; personalitet me ndikim të mirënjohur në jetën qytetare të Kosovës dhe në historinë e mendimit shqiptar; që, me modelin e urtësisë dhe ndjeshmëritë e korkuti2larta ndaj së drejtës, i lartësoi dhe u dha nder përgjegjësive e detyrave të rëndësishme që ka ushtruar”, thuhej në motivacionin e këtij çmimi.

Çmimi i akorduar nga Juria shkencore e ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u dha gjatë aktivitetit kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit, konferencë e bashkëorganizuar nga ASHAK dhe ASHSHA.
korkuti2-267x200
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: