KOREJA E JUGUT – Të jesh një truproje e Presidentit është një punë e vështirë. Ata duhet të rrinë gjithmonë vigjilentë dhe të gatshëm për çdo sulm që mund t’i bëhet Presidentit dhe njëkohësisht nuk duhet të bien shumë në sy. Por për truprojen e presedientit të sapozgjedhur të Koresë së Jugut është paska e vështirë.

Choi Young-jae është truproja i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Kjo gjë vjen për shkak se 36-vjeçari është të një djalë tepër bukurosh dhe tërheq vëmendjen e shumë njerëzve shkruan Telegraph.co.uk.

Femrat që e shohin atë në takimet që zhvillon Presidenti, nuk ia ndajnë sytë. Ato e krahasojnë atë me një hero romantik që të rrëmben zemrën. Komplimentet në drejtim të tij nuk kanë fund.

Kandidati liberal Moon Jae-in u zgjodh president i ri i Koresë Jugore pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet presidenciale në vend një javë më parë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb