Lumo është një projektor i vogël që projekton skena të animuara dhe lojëra në një sipërfaqe prej 2 metra katrorësh. Kjo pajisje është shpikur nga ekspertët e teknologjisë Meghan Athavale dhe Curtis Wachs.

Lumo bashkon një projektor të vogël me zbuluesin e lëvizjeve për të krijuar lojëra që projektohen në dysheme dhe ndryshon sipas mënyrës që fëmijët lëvizin. Kjo pajisje do të ketë të instaluara 100 lojëra të ndryshme, dhe fëmijët do të kenë mundësi të krijojnë lojëra sipas dëshirës. Kompania do t’u japë mundësi zhvilluesve të krijojnë lojërat dhe aplikacionet e tyre për këtë pajisje.
Lumo operon me sistemin Android dhe ofron projektim me rezolucion 854 x 480 pikselë, procesor me shpejtësi 1.6 GHz, 8GB RAM, si dhe Wi-Fi dhe Bluetooth. Pajisja do të dalë në treg në muajin dhjetor dhe do të kushtojë 549 dollarë.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: