Një matador i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes pasi u godit në fyt nga brirët e demit, gjatë një performance në Meksikë.

Arturo Macia, 35 vjeç, shmangu vdekjes për centimetra, pasi një nga brirët e demit arriti t’i gërvishte rëndë por pa dëme serioze fytin e tij.

Matadori megjithatë u rikthye në ringun e përballjes me demin, të mbajtur në Plaza de Toror Aguascalientes në San Marco të Meksikës për ta rrëzuar demin.

Gjithçka ai fitoi në fund ishin duartrokitjet e pareshtura të një publikur të mahnitur me guximin e matadorit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: