OSLO –Një foto është duke qarkulluar në rrjetet sociale të fituesit Mans Zelmerlov, i cili përfaqësoi Suedinë me këngën “Heroes” në Eurovision, ku ai shfaqet në një foto i shtrirë diku, ndërsa ka “vënë këmbët” mbi flamur, që u përfol se ishte ai shqiptar.

Por, Agneta Wahlgren nga delegacioni suedez që shoqëronte Zelmerlovin ka deklaruar për “Presheva jonë” se “ai nuk ka shkelur mbi flamurin shqiptar dhe s’ka pasur ide se ka aty ka pasur ndonjë të tillë, pasi atë ditë ishin të gjithë në stres”. Në fakt këtë foto nuk e ka publikuar askush nga mediat e huaja, madje as ato serbe, të cilat përfitojnë të gjejnë një pretekst të kapen me shqiptarët.

“Foton që na keni dërguar, për here të parë e shohim. Mund t’ju themi se këngëtari ynë Mans Zelmerlov është ulur rastësisht aty, pasi ishte i stresuar dhe as që e ka parë e as nuk e ka ditur se është flamur, fustan apo ndonjë bluze e kuqe. Fundja ai nuk ka shkelur flamurin, nëse e shikoni mirë fotografinë, ku shihen këmbët duke i mbajtur lart të mbështetura në mbajtëse. Nëse dëshironi të bëni një lajm sensacional, ajo është tjetër punë, por këngëtari ynë nuk e ka shkelur flamurin fare. Vërtetë nëse paska qenë vërtetë aty ndonjë flamur që i ngjan flamurit shqiptar..”, ka shpjeguar Wahlgren duke shtuar se fajtorë janë ata që e kanë lënë aty flamurin.

Kjo pasi sipas saj, flamuri nuk është bluzë e as leckë të hidhet gjithçka, por me respekt mbahet në dorë apo vihet diku lartë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: