ELBASAN- Pas fitores së ekipit të Skënderbeut kundër Laçit me rezultatin 1-0 në ‘Elbasan Arena’ presidenti i Republikës i ka dorëzuar korcarëve Kupën e Shqipërisë.
Përmes një statusi në Facebook, Meta uron Skënderbeun për trofeun e dytë në këtë sezon, ndërsa shpreh përgëzime për skuadrën e Lacit që dhuroi një garë të fortë.
“Urime ekipit të Skënderbeut për trofeun e dytë, Kupën e Shqipërisë. Përgëzime të sinqerta ekipit të Laçit që dhuroi një garë të fortë e të barabartë deri në minutën e fundit. ? ⚽ ??”- shkruan Meta.


(BalkanWeb)
