Oscar Tabarez, trajneri i Uruguait që drejton këtë kombëtare që nga viti 2006, në 2016 u diagnostikua me sindromën “Guillain-Barre”, një sëmundje e rrallë e cila shkakton sulme në sistemin nervor të trupit si dhe dobësi muskulare në disa gjymtyrë. Në rastin më të keq ajo mund të sjellë edhe paralizë.

Trajneri që sot ishte në stol në fitoren kundër Egjiptit në atë kohë pritej të largohej nga posti për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjithsesi ai nuk u dorëzua, por kërkoj një karrige me rrota për të vazhduar punën.

4D444A8000000578-0-image-a-15_1529069157804

Gjendja e 71-vjeçarit para Botërorit që nisi dje në Rusi u përmirësua, por gjithsesi ai sot e pati të pamundur të ulej në pankinë pa ndihmën e një bastuni, që si duket tashmë është kthyer në një mjet të pazëvendësueshëm për trajnerin.

456456

I veçantë ishte edhe momenti kur Tabrez festoi golin e Uruguait. Ai fluturoi nga stoli duke gëzuar si një fëmije e duke harruar qofte dhe për pak çaste sëmundjen e tij…

35357243_1627661413955324_7324038375013351424_o

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb