Sulmuesi serb, Aleksander Mitroviç, që edhe shënoi golin e vetëm për Serbinë në ndeshjen me Zvicrën, u duk i zhgënjyer pas ndeshjes me lojën e ekipit të tij. Ai deklaron se ekipi i tij ishte pa tru në fushë, dhe pësoi gola idiotë.

“Nuk e di çfarë ndodhi, po pësojmë gola si fëmijë, vërtetë gola idiotesk, në vend që të mbronim rezultatin. Nuk mund të luajmë në fushë pa tru. Po e përsëris, luajtëm si idotë. Gjithsesi, nuk duhet të dorëzohemi, do të bëjmë më të mirën tonë. Luajmë kundër Brazilit, por nuk dorëzohemi” – deklaroi Mitroviç pas ndeshjes.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mitro6vicit-nuk-i-mba5jne-ne5rvat-vrer-ndaj-serbeve-te-tij-pesuam-gola-idiote-ishim-pa-tru-ne-fushe/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: